Rrisni shitjet online me Wolt

Prezantoni dyqanin tuaj para klientëve në aplikacionin Wolt, duke ofruar dërgesë ose marrje të porosive për klientë të rinj dhe ekzistues.

Filloni tani

Le ta rrisim biznesin tuaj online së bashku

Ofroni dërgesë dhe marrje të porosive

Hapni një burim të ri të ardhurash dhe ofroni dërgesë dhe marrje të porosive me Wolt, me korrierët partnerë ose korrierët tuaj.

Kapni klientët që shpenzojnë shumë

Kontaktoni përdoruesit e Wolt+, klientë që porosisin më shpesh dhe shpenzojnë më shumë për porosi.

Ndiqni ecurinë e biznesin tuaj

Përdorni platformën tonë të administrimit për të ndjekur performancën e biznesit, duke fituar kështu njohuri të vlefshme për të rritur më tej shitjet.

Si funksionon?

Një klient shfleton aplikacionin Wolt dhe bën një porosi nga dyqani juaj. Porosia shfaqet në Merchant App ku ju duhet ta përfundoni. Pasi të jetë paketuar dhe përgatitur, një korrier partner Wolt do të vijë të marrë porosinë dhe do t’ia dorëzojë klientit. Në përgjithësi, zgjat 30 minuta që klienti të marrë dhe të shijojë porosinë.

Arrini përdoruesit e Wolt+

Rrisni shitjet duke u lidhur me klientët e Wolt+: përdorues besnikë që porosisin më shpesh se klientët e tjerë të Wolt. Nëse jeni të regjistruar në Wolt+, dyqani juaj do të promovohet te klientët e Wolt+ dhe do të shfaqet në vende të dedikuara në aplikacionin Wolt.

Ofroni më shumë fleksibilitet me marrjen e porosive

Bëhuni i preferuari i lagjes duke ofruar mundësi marrjeje për klientët rreth jush. Pasi të keni krijuar faqen e biznesit, klientët pranë jush mund ta gjejnë pikën tuaj dhe të bëjnë porosi që i marrin vetë.

Fillimi është i lehtë – regjistrohuni sot

Regjistrohuni dhe përfitoni sa më shumë nga Wolt. Thjesht jepni disa detaje rreth biznesit tuaj dhe do të jeni gati për të filluar.

Shërbime shtesë për të rritur biznesin tuaj